Marchizio kerkon fitore ndaj Chelsea-t

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka folur për rëndësinë e ndeshjes ndaj Chelseat, duke thënë se kjo është sfida më e e rëndësishem e vit për Juventusin dhe se fitorja është opsioni i vetëm për Zonjën e Vjetër. "Është ndeshja më e madhe e vitit për ne. Ndoshta Chelsea është më me përvojë në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh se po luan viteve të fundit rregullisht në këtë garë. Por, ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe tejet të përgatitur për këtë ndeshje. Ne po hyjmë në këtë takim në momentin më të mirë, pasi reaguam mirë pas humbjes nga Interi", ka deklaruar Marchisio.