Debati për aktin normativ, Spaho: Qeveria ta tërheqë për korrigjim ose ta rrëzojë

Qeveria Rama duhet të tërheqë mbrapsht aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2013 për ta ndryshuar ose ta rrëzojë fare. Këto janë dy mundësitë që parashtron opozita si zgjidhje për debatin e hapur mes dy palëve, në të kudnërt nëse edhe ky akt ka fatin e aktit për ligjin e nëpunësit civil atëherë opozita do ta ankimojë në gjykatën Kushtetuese. Deputeti demokrat, njëherësh nënkryetar i Kuvendit Edmond Spaho deklaroi në Ora News, se akti normativ jo vetëm është një kërcënim serioz për ekonominë, por edhe në kundërshtim flagrant me nenin 57 të ligjit organik të menaxhimit të sistemit buxhetor, që sipas tij nuk lejon marrje të borxhit me përjashtim të rastit për investime publike. Një piëkpyetje të madhe Spaho ngre edhe lidhur me mosmbledhjen e të ardhurave në tatime dhe dogana, ndërsa shton se qeveria po i hap rrugën masivisht evazionit fiskal dhe abuzivitetit me fondet publike.Akti i dytë normativ i qeverisë Rama, çfarë nuk ndan opozita me këtë veprim të qeverisë?Rishikimi i buxhetit 2013 nuk ishte i papritur pritej të rishikohej, madje ishim kurioz sesi do të implentoheshin një sërë politikash dhe dekarimesh të qeverisë socialiste nisur dhe nga këndvështrimi i tyre që deri më sot në buxhetin e shtetit është krijuar nëj gropë financiare. Ajo çfarë pamë nga akti normativ, është se me veprimet që ka ndërmarrë PS do të krijojë një humnerë dhe të frikshme dhe nëse do të vazhdohet me këto politika edhe në të ardhmen vendi do të shkojë drejt recesionit. Shohim që përgjatë periudhës 8 mujore, e cila ka brenda një periudhë intensive të zgjedhjeve, kemi një mosrealizim në të ardhura 16.2 miliardë lekë, 2,1 miliard lekë për çdo muaj. Supozohej që me ardhjen e një qeverie të re, synimi kryesor ishte të ndalonte rënien në mbledhjen e të ardhurave, duhet të fuste një politikë dhe koncept të ri që deri në fund të vitit të rikuperonte një pjesë të deficitit, sic ndodhi dhe me ne në 2005. Me aktin normativ parashikohet që në fund të vitit deficiti të jetë 38, 7 miliard lekë, që do të thotë 22,5 miliardë lekë vetëm për këto katër muaj. Nëse mosrealizimet kanë qenë rreth 2.1 miliard lekë, tani arrijnë në nivelin 5.5 miliard lekë për çdo muaj që na ka mbetur. E gjitha kjo reflektohet në deficitin buxhetor, nivelin e borxhit dhe investimet publike. Është spekuluar shumë nga e majta se e ka marrë vendin në gjendje të vështirë ekonomike, por nuk rezulton kështu. Viti më i vështirë ka qenë 2012, ku ne kemi pasur vetëm 2% rritje ekonomike. Në raport progresin për 2013 shkruhej se Shqipëria vazhdon ta ruajë stabilitetin ekonomik. Dhe rritja ekonomike në të gjitha skenaret parashikohet rreth 1.9%. Atëherë si do vijë një qeveri me një nivel më mirë ekonomik se në 2012, të mbledhe 10 miliard lekë më pak, 100 milionë dollarë më pa se viti i shkuar. S’ka ndodhur në asnjë rast në këtë 10 vjeçarin e fundit.Pse një nismë e tillë e qeverisë së re, duke supozuar se një qeveri nuk synon të bëjë më të keqen për ekonominë?Mund të ketë disa skenarë, një prejt të cilëve është buxheti i 2014, e çojnë në një nivel terësisht të ulët për tu paraqitur si reformatorë dhe rregullatorë në periudhën e ardhshme, duke bërë rregullime kozmetike, duke e cuar në nivelin e 2012 dhe do ishte skenari më i mirë.Por po dëgjojmë kohët e fundit që tatimet dhe doganat do të menaxhohen nga një kompani e huaj. Atyre ju jepet gjendja ekonomike dhe financiare e vendit me një defiçit të palejueshëm. Çfarë motivi do të ketë kjo firmë për të mbledhur të gjithë kapacitetin fiskal që ka vendi. Vetëm përgjatë 2013 i bie të mos mbidhen rreth 160 milionë dollarë për këtë periudhë katërmujore, ku do shkojnë këto para. Ne nuk po dëgjojmë se do shlyen borxhet e biznesit, nuk po shohim shkurtime të shpenzimeve administrative. Në pjesën e shpenzimeve buxheti do shkurtohet me 16 miliardë lekë, 6 miliardë lekë janë interesat e borxhit ku qeveria do paguajë më pak, shurtohen investimet publike me 7 miliardë lekë dhe 3 miliardë të tjera janë shpenzime të pushtetit vendor. Qeveria po krijon probleme të mëdha për vendin me këto politika.Keni kundërshtuar faktin se po merret borxh për të paguar rroga dhe jo për investime, ku është ngërci në këtë pjesë dhe pse nuk mund të merret kjo sasi borxhi?Defiçiti buxhetor për 2013 parashikohej të ishte në nivelin 4,3% , me ndryshimet në akt do shkojë 6.2%, pra me një rritje 2%. Nëse shikohen investimet publike është 5,5%. Në total prodhimi i brendshëm do jetë 355 miliard lekë, nëse shumëzohet me diferencën prej 0,7% midis investimeve publike dhe deficitit buxhetor janë 95 milionë dollarë që mbeten të pambuluara. Ne kemi një ligj organik të menaxhimit të sistemit buxhetor i miratuar me konsensus, që në nenin 57 ka një kriter fiskal që stë lejon të marrësh borxh vetëm për qëllimin e investime publike. Sepse investimet publike janë ato që gjenerojnë dhe rrisin rritjen ekonomike. Akti normativ është jokushtetues dhe ne do ta ankimojmë në gjykatën kushtetuese. Qeveria duhet ta tërheqë ose ta rrëzojë aktin normativ. Po ju garantoj se Kushtetuesja do ta hedhë sepse është në kundërshtim flagrant me nenin 57. Rishikime të buxhetit ne kemi bërë, të paktën katër vitet e fundit, por gjithmonë kemi ruajtur deficitin buxhetor dhe nivelin e shpenzimeve, pra kemi shtrirë këmbët sa kishim jorganin. Edhe në vitet të vështira ekonomia ishte në gjendje të gjeneronte të ardhura. Ka marrë qeveria e djathtë hua për shërbime?Në asnjë rast në 8 vite nuk kemi marrë borxh për të shlyer detyrimet administrative. Investimet janë më të larta për çdo vit sesa përqindja e defiçitit buxhetor. Ekonomia prodhonte të ardhura që të mbulonte edhe një pjesë të investimeve.Është debatuar shumë ideja e rritjes së borxhit, çfarë ndikon tek borxhi?Është debatuar shumë, ju kujtohen akuzat që jemi përballur për rritjen e nivelit të borxhit që po e conim vendin drejt katastrofës dhe pse kishim më të ultën në rajon. Po e dorëzojmë me 63,6%, pra ka një rritje 5-6%. Me aktin normativ nga 63,6% do të shkojë në 68.2%. Vetëm për katër muaj rritet 5% me aq sa e kemi rritur ne në katër vite. Ne po i japim një deficit vetëm 16.6 dollarë, Rama po u krijon gropë financave të vendit. Gropën po e krijon vetë, më shumë se gropë një humnerë. Rritja ekonomike do jetë në përputhje me parashikimet, rreth 2%, problemi është ku do shkojnë të ardhurat do ketë evazion të paparë fiskal. Doganat dhe tatimet nuk do kryejnë detyrën e tyre. Do mbledhim 10 milionë dollarë më pak sesa 2012.Cila do ishte zgjidhja?E vetmja zgjidhje është që qeveria ta tërheqë aktin normativ dhe ta rishikojë. Një qeveri e përgjegjshme që pretendon se vjen në pushtet me 1 milionë vota nuk mund të pretendojë të mbledhë 3 herë më pak të ardhura se qeveria që la pushtetin. Nëse nuk kanë dëshirën për ta korrigjuar nën këtë frymë, së paku duhet ta tërheqin aktin se është në kundërshtim me buxhetimin. Opinionet tona janë thënë qartë. Do vazhdojë të insistojmë në këtë linjë edhe në debatin e së enjtes në Kuvend. Akti do duhet të kalojë në parlament, me të marrë rezultatin e votimit në parlament ne do ndërmarrim hapat e tjerë, do ta ankimojmë. Shqetësimi im më i madh nuk ka të bëjë me objektivat afatshkurtër. Këtu ka një problem të madh moral dhe politik, ky kapacitet fiskal pse nuk mbidhet, i hapet rruga që në fillim të qeverisjes abuzivitetit me fondet publike. Pa dashur të spekuloj pastaj , që kompania e huaj merr doganat dhe tatimet, e cila e merr në nivele shumë minimale dhe s’do ketë asnjë lloj nxitje për të arritur aty ku realisht duhet të shkojë mbledhja e të ardhurave fiskale të tatimeve dhe doganave.