"Fund Marrëzisë", MB: Bllokohen 299 subjekte, procedohen penalisht 445 persona

Operacioni "Fund Marrëzisë", i zhvilluar që prej datës 14 tetor, po vijon me intensitet në të gjithë vendin. Të dhënat e fundit nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se deri në orën 20:00 të së martës janë kontrolluar 1252 subjekte, të bllokuara 299, janë proceduar penalisht 446 subjekte dhe 445 persona, janë sekuestruar 2396 makineri lojëra fati e pajisje, 190 kompjuter dhe 564 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.Në qarkun Tiranë: janë të bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 220 subjekte, janë proceduar penalisht 144 subjekte dhe 142 persona, janë sekuestruar 1016 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 53 kompjuter e 154 monitor.Në Qarkun Durrës: janë të bllokuar 18 subjekte, janë kontrolluar 95 subjekte, janë proceduar penalisht 26 subjekte dhe 26 persona, janë sekuestruar 206 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 15 kompjuter e 27 monitor.Në Qarkun Lezhë: janë të bllokuar 41 subjekte, janë kontrolluar 43 subjekte, janë proceduar penalisht 32 subjekte dhe 32 persona, janë sekuestruar 153 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 37 monitor.Në Qarkun Shkodër: janë kontrolluar 88 subjekte, janë proceduar penalisht 23 subjekte dhe 23 persona, janë sekuestruar 82 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 20 kompjuter e 87 monitor.Në Qarkun Kukës: janë të bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 24 subjekte, janë proceduar penalisht 16 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 24 monitor.Në Qarkun Dibër: janë kontrolluar 47 subjekte, janë proceduar 24 subjekte dhe 24 persona, si dhe janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 22 monitor.Në Qarkun Elbasan: janë kontrolluar 145 subjekte, janë proceduar 35 subjekte dhe 35 persona, janë sekuestruar 109 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitor.Në Qarkun Korçë: janë të bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 65 subjekte, janë proceduar 18 subjekte dhe 18 persona, janë sekuestruar 94 pajisje lojëra fati.Në Qarkun Berat: janë kontrolluar 127 subjekte, janë proceduar 41 subjekte dhe 42 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 26 kompjuter dhe 28 monitor.Në Qarkun Fier: janë të bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 218 subjekte, janë proceduar 46 subjekte dhe 45 persona, janë sekuestruar 225 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 54 monitor.Në Qarkun Gjirokastër: janë kontrolluar 89 subjekte, janë proceduar 15 subjekt dhe 15 persona, janë sekuestruar 132 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.Në Qarkun Vlorë: janë të bllokuar 16 subjekte, janë kontrolluar 91 subjekte, janë proceduar 26 persona dhe 26 subjekte, janë sekuestruar 102 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 43 monitor.Materialet e sipërpërmendura janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë 2613 pajisje, pranë tatimeve 310 pajisje dhe lënë në ruajtje 227 pajisje.