Furnizimi me energji gjatë dimrit, Gjiknuri grup pune për përballimin e emergjencave
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, urdhëroi krijimin e grupit të punës për planifikimin dhe përballimin e emergjencave që mund të krijohen në sektorin energjetik gjatë muajve të dimrit.Në këtë kuadër, Ministri Gjiknuri priti në një takim Kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti, administratorin e Koorporatës Elektroenergjetike, Agron Hetoja, administratorin e përkohshëm të kompanisë CEZ Shpërndarje, Arben Seferi dhe administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ëngjëll Zeqaj.Gjatë takimit, Ministri njoftoi se grupi i posaçëm i punës do të drejtohet nga Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja.Drejtuesit e kompanive informuan Ministrin për gjendjen e sistemit energjetik dhe situatën financiare në të cilën ndodhen.Grupi i punës do të përgatisë informacion periodik dhe t’ia paraqesë Ministrit të Energjisë dhe të Industrisë duke siguruar marrjen e çdo mase me qëllim garantimin e furnizimit me energji elektrike dhe përballimin e situatës së emergjencave.Në takim, Ministri porositi drejtuesit e KESH, CEZ dhe OST që të kryejnë një auditim të gjendjes financiare në të cilën i kanë marrë institucionet që drejtojnë.