Meta me Ambasadorin iranian: Njohja e Kosovës, kontribut për marrëdhëniet dypalëshe
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Abdolmajid Mozaffari.Kryetari i Kuvendit Meta, shprehu gatishmërinë për të forcuar shkëmbimet ndër-parlamentare mes dy vendeve, si një platformë bilaterale për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim ekonomik.Meta mirëpriti deklaratat e Presidentit të ri të Iranit z. Hassan Rouhani për të bashkëpunuar me Komunitetin Ndërkombëtar, si një rrugë konstruktive për forcimin e paqes dhe stabilitetit.Ambasadori Mozaffari i shprehu, Meta urimet më të ngrohta në emër të Kryetarit të Parlamentit të Iranit, Ali Larijani për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit, si dhe gatishmërinë për rritjen e marrëdhënieve me Shqipërinë.Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit, theksoi rëndësinë e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Republika Islamike e Iranit, si kontribut për marrëdhëniet dypalëshe në funksion të forcimit të stabilitetit në rajon.