Shkrirja e “krimit ekonomik”, Berisha: Kishte përgjimet për Ramën dhe kupolën mafioze të PS
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj shkrirjes së njësisë së policisë që merrej me hetimin e krimit ekonomik. Në një reagim në faqen zyrtare të tij në rrjetin social facebook, ai lëshon akuza ndaj Kryeministrit, Ministrave dhe deputetëve të PS-së për përfshirje në veprimtari kriminale, fakt ky që sipas tij ka çuar dhe në shkrirjen e antikrimit-ekonomik.“Te dashur miq, keto dite, ne nje akt tjeter hakmarrjeje dhe denimi kolektiv, Rama shkriu policine kriminale qe merrej me hetimin e krimit ekonomik, e cila me hetimet, teknikat dhe pergjimet e saj ka vendosur para ligjit qindra trafikante, bandite, kontrabandiste por dhe qindra zyrtare te korruptuar te maxhorances tone. Kjo polici kishte te gjitha pergjimet e komunikimeve elektronike te kryera nga organet tona dhe partneret tane, te anetareve dhe boseve te bandave kriminale te Hakmarrjes per Drejtesi, Bandes se Lushnjes apo Durresit, ne te cilat lakohej dhe implikohej edhe direkt emri i Rames. Njesia kishte dhe dokumenta dhe pergjime te shumta per ministra, deputete aktual te PS, familjare te tyre te implikuar ne larje parash te pista, kontrabande, trafik droge etj. Shkak tjeter madhor i denimit kolektiv te oficereve te policise kriminale eshte se ata ligji i ngarkon per luften kunder korrupsionit te qeverise dhe administrates publike. Rama dhe ministrat e tij, ne nje muaj po bejne baterdine me investime pa tender dhe me prokurim direkt, natyrisht eshte kjo polici qe duhet te hetoje aktet kleptokratike te Rames dhe Ekipit te tij ndaj dhe me urgjence duhet zevendesuar me militante te tipit Didi qe per Ramen nuk njohin ligjin” thekson Berisha.Deputeti demokrat e quan të pabazë pretekstin e Kryeministrit për shkrirjen e policisë kriminale.“Si pretekst per shkrirjen e policise kriminale Rama perdori nje pergjim ne te cilin dy oficere te policise kriminale ishin shprehur se operacioni i policise kunder lojrave te fatit motivohej fund e krye nga vendosmeria e Rames per te krijuar monopolin ne kete fushe per vellaçkon e tij te rilindur nga SHBA dhe Hakmarrjen per Drejtesi. Ketij i thone zemerim! Vrapim drejt kleptokracise!” përfundon Berisha.