Vdekja e 4 adoleshentëve, Rama: Masa për parandalimin e aksidenteve rrugore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2013, 18:07
Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjet dhe të afërmit e katër të rinjve në Shkodër, të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti rrugor. Në një koment të tij në rrjetin social fb, Rama shpreh vendosmërinë e qeverisë së tij për të marrë të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve.
“Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuatjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja. Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë. Durim e forcë paçi, dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj” shkruan Rama.
“Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuatjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja. Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë. Durim e forcë paçi, dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj” shkruan Rama.Ngushëllimet për familjarët e viktimave ka përcjellë edhe shefi i opozitës, Lulzim Basha.
“Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Raevlit, Xhenit, Ledios dhe Orlendit më ka tronditur pa masë. Nuk ka fjalë as ngushëllim që mund të lehtësojë dhimbjen e familjarëve të katër të rinjëve që u ndanë tragjikisht nga jeta. Jam sot pranë jush në dhimbjen dhe zinë që ka pllakosur familjet tuaja. Zoti u dhëntë force dhe kurajo për të përballuar këtë dhimbje te madhe” shkruan ai në fb.
Katër adoleshentë 17-vjeçare humbën jetën në një aksident mëngjesin e të martës në Shkodër dhe një i pestë është në gjendje kritike për jetën.Perplasja e nje mjeti me targa shkodre me nje kamion te ngarkuar me dru shkaktoi kater te vdekur dhe nje te plagosur rende. Pak ore me vone nena e nje prej adoleshenteve te vrare pas goditjes nga infarkti kur mesoi humbjen e djalit te saj pesoi vdekje klinike, por mjeket e kane rikthyer ne jete dhe tani eshte nen kujdesin e tyre.Viktimat jane te gjithe 17-vjeçare qe po ktheheshin nga nje feste. Pas ketij bilanci tragjik bashkia e Shkodres shpalli dite zie ne qytet.