Vuajtje për të marrë pensionin, radhë të gjata dhe poterë pranë sporteleve

Sportelet e filialit te Postes Shqiptare ne Fier, kane shenuar rradhe te gjata te te moshuarve, te cilet jane ne pritje te terhjeqjes se pensioneve. Pavaresisht moshes ata jane te detyruar te presin ne kembe me ore te tera per te terhequr te ardhurat e tyre, te cilat ne shumicen e rradhes kthehen ne medikamente si rezultat i kapriçove te moshes.Por kjo vuajtje ne shume raste perfundon ne menyren me te keqe te mundshme, pasi ne vend te lekeve marrin pergjigjen se ato kane perfunduar. Edhe pse disa kohe me pare u aplikua sistemi me data i shperndarjes se pensioneve, serish rradhet nuk jane evituar.Ne rrethin e Fierit behet shpërndarja e pensioneve vetem ne nje filial, ku paraqiten shume se 20 mije te moshuar.