Meta, Cipollone: Projektet e BB, me rëndësi për Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit , Ilir Meta, priti sot Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë z. Piero Cipollone, i cili shoqërohej nga Drejtoresha për Evropën Juglindore të Bankës Botërore znj. Ellen Goldstein.Kryetari i Kuvendit Meta shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit me Bankën Botërore duke i vlerësuar projektet e saj si tepër të rëndësishme në përballjen e Shqipërisë me sfidat ekonomike në planin imediat dhe afatgjatë.Në këtë drejtim, Meta shprehu mbështetjen për reformat e thella strukturore të Qeverisë së re në funksion të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik të vendit.Z. Cipollone dhe Znj. Goldstein shprehën vullnetin për të punuar me të gjitha strukturat qeveritare për të ndihmuar rritjen ekonomike të vendit dhe në këtë kuadër vlerësuan se bashkëpunimi i Bankës Botërore me Parlamentin, merr një rëndësi të veçantë.