Protestë në Lezhë, familjet në nevojë kërkojnë pagesën e tre muajve
Familjet te cilat perfitojne ndihme ekonomike ne qytetin e Lezhes kane pershkallezuar protestat e tyre duke tentuar te hyjne me force ne ambjentet e Bashkise se ketij qyteti. Shkak per kete situate eshte bere vonesa e pageses se ndihmes ekonomike si dhe ajo e paaftesise per te punuar, e cila nuk shperndahet prej gati 3 mujash nderkohe qe personave qe e perfitojne ate nuk u eshte dhene asnje shpjegim se cilat jane arsyet.Protestat para dyerve te bashkise se Lezhes kane qene te pranishme edhe gjate diteve te kaluara, ndersa sot ato kane degraduar ne force.Vete personat te cilet jane ne pritje te pageses shprehen se gjendja aktuale ekonomike i detyron te ndermarin akte te tilla, pasi nuk kane te ardhura per blerjen e ilaçeve apo shlyerjen e borxheve.Kjo ishte nje situate e paralajmeruar nga keta persona, te cilet prej disa ditesh vazhdojne te qendrojne perpara deres se Bashkise ne pritje te zgjidhjes se problemit. Mungesa e likujdimit te ndihmes ekonomike dhe personave te paafte per te punuar eshte pothuajse prezent ne çdo Bashki te vendit te cilat shprehen te gjitha me te njejten menyre, “ende nuk eshte levruar fondi”,por qe askush nuk jep pergjigje se kur do te ndodhe.