Bashkia, numër llogarie për familjet e përmbytura në njësinë 5
Në kushtet e indiferencës së autoriteteve shtetërore ndaj 700 familjeve të përmbytura në njësinë numër 5 në kryeqytet, Bashkia e Tiranës kërkon sensibilizimin e qytetarëve për t'iu ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Një numër llogarie është hapur në bankën Intesa Sanpaolo Bank Nr. llogarie Dega e Thesarit 2014730702, për të mbledhur kontributet monetare të qytetarëve. Ndërkohë të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë me ushqime veshmbathje, orendi, materiale elektroshtepiake etj., mund t'i dërgojnë pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare, rruga "Maliq Muça", njësia bashkiake nr. 9."Bashkia e Tiranës akuzoi qeverinë se po vazhdon të heshtë ndaj situatës edhe pse ka kaluar një javë nga përmbytja.“Edhe një javë pas përmbytjeve që shkaktuan dëme kolosale për afro 700 familje në njësinë bashkiake nr. 11, qeveria vazhdon të heshtë për fatin e këtyre banorëve. Ndonëse kanë humbur gjithçka kishin krijuar në vite, madje dhe librat e fëmijëve dhe çdo çast janë të kërcënuar nga epidemia Kryeministri, ministri i Brendshëm, ai i Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes që u premtoi ndihmë, Ministria e Arsimit dhe prefekti i Tiranës që vazhdojnë ta injorojnë fatkeqësinë e këtyre banorëve që jetojnë pak metra larg institucioneve qendrore të shtetit” thuhet në njoftimin e Bashkisë.