Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, deputetet e PS dhe PD vizitojnë onkologjikun

Përtej debateve publike, politikanët dine të jenë bashkë para medias kur bëhet fjalë për çështje shëndetësore. Komisioni punëve e çështje sociale të shëndetësisë nuk ka vendosur të mbajë një mbledhje të zakonshme në Kuvend, por të jenë në shërbimin e onkologjisë në QSUT, aty ku pacientët përballen çdo ditë me vdekjen.Ndërsa shefi i shërbimir Agim Sallaku tha se në mënyrë emergjente pavioni ka nevojë për medikamente dhe aparatura.Muaji tetor shënon muajin sensibilizues kundër kancerit të gjirit. Autoritetet shëndetësore në vend kanë vijuar me fushatata ndërgjegjësuese. Të dhënat në Shqipëri janë alarmante për rritjen e numrit të të prekurve, ku në një vit rezultojnë 700 raste të reja dhe mortaliteti mbi 300 vetë.