Padia ndaj Xhukës, PD: Dyshja Rama-Meta, revansh ndaj institucioneve të pavarura

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me padinë në prokurori ndaj kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka. Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat, Oerd Bylybashi, bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta, që sipas tij janë orkestrues të këtij sulmi ndaj institucioneve të pararura."Pas sulmeve verbale të eksponentëve të mazhorancës, pas orkestrimit të kallëzimeve penale në formën e fletërrufeve, ky agresion i shëmtuar ka vazhduar sot me kërcënime për shkak të detyrës ndaj integritetit fizik të drejtueses së ILDKP-së. Ky përshkallzim i frymës së terrorit institucional, është një rrezik flagrant për pavarësinë e institucioneve të pavaruara të shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit të qeveritarëve", deklaroi Bylykbashi.Përshkallëzimi i frymës së terrorit institucional është me rrezik të madh, tha Bylkbashi, ndërsa qëllimi i vetëm sipas tij është shkrirja e këtij institucioni. PD ka kërkuar gjithashtu nga organi i akuzës të nisë hetimet ndaj personave që kanë kërcënuar për shkak të detyrës Inspektoren e Përgjithëshme të ILDKP-së, si edhe ndaj nxitësve të këtyre sulmeve."Qëllimi i vetëm i dyshes Rama-Meta është shkrirja e këtij institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit; me shkatërrimin e këtij institucioni, kjo dyshe kërkon të ketë dorë të lirë në aferat korruptive që po planifikon.Partia Demokratike i bën thirrje organit të akuzës, të fillojë menjëherë hetimin ndaj personave që kanë kërcënuar për shkak të detyrës Inspektoren e Përgjithëshme të ILDKP-së, si edhe ndaj nxitësve të këtyre sulmeve. Sot është imperative të ndalet sulmi Rama-Meta ndaj institucioneve të pavarura", përfundon deklarata e deputetit të PD, Oerd Bylykbashi.