Emërimet e reja në arsim, Ministria garanton: Nuk do të jenë politike
Nga 13 Drejtori rajonale që ka Shqipëria, rezultoi që 12 drejtues të tyre janë emëruar poltikisht dhe vetëm një bënte përjashtim, fakt ky që nga Ministria e Arsimit u quajt "çerdhe paftësie e partiake". Por si do të emërohen drejtuesit e rinj të DAR?Mbi çkriterdhe a shmangin ata përfundimisht favoret për emërime poltike? Ligji i arsimit parauniveristar është funskional për të dy administratat, por zv.ministri Arbjan Mazniku thotë se midis 4 apo 5 alternativash do të zhgjedhim 1 drejtues dhe intelektual jo partiak, ka mjaftueshëm.Si kjo dosje që ka sot zv.ministri, çdo muaj apo çdo sezon do të ketë llogaridhënie nga drejtuesit e DAR dhe drejtuesit e shkollave.Llogaridhënia do të shërbeje për të parë performancën e shkollave në vend që me këtë hartësim të kuptohen nevojat dhe ndërhyrjet e nevojshme.