Lezhë, e djathta humb shumicën në qark, e majta merr nënkryetarin
Koaliconi i djathte ka humbur mazhorancen ne Keshillin e qarkut te Lezhes, duke zgjedhur ne postin e nenkryetarit te ketij keshilli, Gjoke Noka, perfaqesues i se majtes.Kandidati i majte ka marre 21 vota, ndersa perfaqesuesi i Partise Demokratike Prenga Lala, ka marre 9 vota, ndersa 6 keshilltare kane abstenuar. Ne fillim te mbledhjes kreu i qarkut te Lezhes, Pashk Gjoni, ka kerkuar qe te zhvillohet nje votim i qete dhe pa tensione.Posti i nenkretarit te qarkut te Lezhes kishte mbetur vakant, pas largimit te Mhill Fufit, i cili ne zgjedhjet e 23 qershorit u zgjodh deputet i Partise Demokratike.Mazhoranca ne qarkun e Lezhes i perkiste koalicionit te djathte, por me zgjedhjen e nenkryetarit te ri do te thote se per kandidaturen e Gjok Nokes kane votuar edhe perfaqësues te se djathtes.