"Ditari i trazicionit ekonomik" i Anastas Angjelit
Ai shkruan vazhdimisht për ekonominë por botimet e tij janë aq shumë voluminoze sepse nuk i referohen vetëm këtij sektrori në Shqipëri.Akademiku i njohur, ish ministër dhe akualisht deputet në Kuvend Anastas Angjeli ka përfunduar botimin e tij të radhës "Ditari i trazicioniet ekonomik". Titulli tregon këndvështrimin individualë, por profesori thotë se analiza e tij është politico-ekonomike dhe jo vetëm një rrëfim i ngushtë personal por një trajtesë për ulje ngritje ekonomike në 2 dekada, në demokraci dhe në tregun e lirë.Gjithashtu edhe reformat ekonomike që kanë ndërrmarrë qeveritë në këto 20 vjet.Ilir Meta preferoi të flas fillimisht si ish student i Anastas Angjelit dhe më pas si kryetar i Kuvendit. Z Meta u shpreh se në këto kohë të vëshitra financiare ky libër hap debate e persepktiva duke dhënë edhe sugjerimet e nevojshme për të dalë nga kjo gjendje.Ai është një botim po kaq voluminoz sa të parët. Kryefjala është tranzicioni por analiza është një rrugëtim drejt mirëqënies sociale. Nga sot, botimi i Anastas Angjelit është në libraritë e vendit.