Harito: Javën tjetër nisin konkurset për punësimin në administratë

Javën e ardhshme hapen konkurset për punësimin në administratë publike.Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike  është shprehur në një konferencë për shtyp se vendet vakante në administratë do të plotësohen përmes konkurseve ku do të fitojë ai që e meriton.Ajo ka theksuar se me anë të konkurseve do t`I jepe fund epokës ku vendet e punës pagueshin me shuma të majme.“Që javën e ardhshme do të nisin gradualisht konkurset për këto vende pune. Është e rëndësishme që të kuptohet që institucionet e administratës fiskale janë jetike” tha ajo.