Panariti takon Sequi: Financat të orientohen drejt prodhimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2013, 12:40
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti priti sot në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri Ettore Sequi.Tema e bisedës ishte fuqizimi i kapaciteteve institucionale për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian në sektorin e bujqësisë.Gjithashtu, u ra dakord që Agjencia e Pagesave të këtyre fondeve të ristrukturohet dhe fuqizohet.Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim që financat në bujqësi duhet të orientohen drejt rezultatit të rritjes së prodhimit bujqësor, përpunimit dhe tregut.