Një avion bën ulje të detyruar në Velipojë

Një avion i vogël me një pasagjer në bord ka bërë sot ulje të detyruar në Velipojë.Sipas informacioneve mësohet se avioni është ulur në zonën e plazhit të Rjiollit në Velipojë por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Ministria e Mbrojtjes njofton se avioni i vogël ka pësuar defekt teknik në fluturim dhe është detyruar të ulet me urgjencë në tokë.Sipas Ministrisë së Mbrojtes aktualisht në vendngjarje kanë shkuar forcat kufitare të policisë së Shëngjinit.