Greqi,arrestohen dy shqiptarë për vrasjen në Halkidiki

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për vrasjen e një punonjësi të një pike karburanti në Nea Plagia të Halkidikisë.  Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat theksojnë se dy shqiptarët e arrestuar të i moshës 22 dhe 26 vjeç u vunë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm.Vrasja për të cilën akuzohen dy shqiptarët ka ndodhur pas orës 20,30 të mbrëmjes së të enjtes. Të shqiptarët kanë shkuar  në pikën e karburantit të armatosur dha kanë grabitur nga punonjësi 31 vjeçar gjithë të ardhurat e ditës (rreth 400 euro).Sipas mediave të cilat citojnë burime nga policia greke, autorët kërkuan më tepër para dhe e mbyllën punonjësin në brendësi të karburantit, me qëllim që ta detyronin nëpunësin t’u jepte më shumë para.Në rrethana që po hetohen, njeri prej tyre qëlloi me armë nga distancë e vogël, duke e plagosur për vdekje punonjësin.Menjëherë pas krimit, dy shqiptarët janë larguar në këmbë nga vendngjarje, por u gjetën dhe u arrestuan, i pari pak pas mesnate dhe i dyti në orët e para të mëngjesit, në zonën Nea Mudania në Greqi.