Bllokohet për 3 orë kalimi në Kakavijë, shkak një defekt në palën greke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2013, 09:15
Mëngjesi i sotëm ka nisur me probleme në pikën kufitare të Kakavijës.Mësohet se për rreth 3 orë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në të dyja anët e kufirit duke krijuar fluks në këtë pikë doganore.Shkak për bllokimin e punës ka qënë një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke.Mësohet se pas 3 orësh ndërprerje, pala greke ka nisur normalisht punën në pikën kufitare kryesore lidhëse me Greqinë.Sipas informacioneve të dyja palët, ajo shqiptare dhe greke kanë shtuar sportelet për tëeleminuar radhët në pikën doganore të Kakavijës.