Kosovë: Nga përleshjet e serbëve në Zveçan, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2013, 19:18
Në përleshjen e dy grupeve të të rinjëve serbë në një fshat afër Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës, një person është plagosur nga arma e zjarrit në thembër dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ka deklaruar drejtori i këtij spitali, Millan Ivanoviç,I plagosuri i është nënshtruar operacionit.Siç raporton agjencia Beta, shefi rajonal operativ i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, Zhelko Bojiq, tha se plagosja ka ndodhur aty pas orës 15, por nuk ka dhënë detaje të tjera.