Zgjedhjet në Kosovë,Zarif: S`do tolerohet asnjë akt dhune

Shefi i UNMIK-ut Farid Zarif, ka deklaruar  gjatë një vizite në veriun e Kosovës, se ka mjaft vend për optimizëm, kur është fjala te zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, por që është e nevojshme të respektohen parimet e tolerancës dhe demokracisë.Sipas tij, në mënyrë që të krijohen kushtet për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë, “është e nevojshme që të vazhdojnë përpjekjet e mëdha”.Zarif theksoi “domosdoshmërinë e të gjithë aktorëve që të respektojnë mendimet e të tjerëve dhe të ushqejnë frymën e demokracisë, në të cilën çdo individ është i lirë të marrë vendime”.Ai paralajmëroi se nuk do të tolerohet “asnjë akt dhune dhe se “çdo akt jodemokratik do të gjykohet”.“Jam i bindur se qytetarët e Kosovës të drejtat e tyre demokratike do t’i përdorin dhe se në mënyrë aktive do të marrin pjesë në procesin” zgjedhor theksoi ai.