Greqi, papunësia arrin rekord të ri

Papunësia në Greqi ka arritur në një rekord të ri. Gjithnjë e më shumë qeveria greke thotë se ka ardhur koha për një dalje nga kriza, por vendi ka rënë përsëri në nivelin e 1950-ës.Më pak vende pune për afro 1,4 milion njerëz të cilët kanë humbur punën e tyre në gjashtë vitet e fundit. Ndërsa shifra e përgjithshme është e keqe, këto shifra bëhen edhe më të friskhme kur shikon numrin e të rinjëve që janë të papunë.Megjithatë qeveria greke thotë se suficiti buxhetor është në drejtimin e duhur dhe po respekton    objektivat e vendosura nga kreditorët e saj ndërkombëtarë, kjo nuk gezon aspak grekët e thjeshtë." Historia e suksesit e qeverisë sipas kryeministrit Samaras, është historia e njerëzve të dështimit. Ajo është ndërtuar në pushime nga puna, mbylljen e kompanive dhe institutet, dhe tkurrja e investimeve publike " tha një i papunë.Greqia do të shënojë një rritje ekonomike me 0,6% pas një recesioni 4,2% parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij vjetor për ekonominë botërore.FMN parashikon rimëkëmbje graduale të ekonomisë, me ritmin e zhvillimit të arrijë në 2,2% në tremujorin e katërt të 2014-s, kundrejt rënies prej 2,6% në të njëjtin tremujor të 2013-s.   Ndërkohë ministri  grek i financave , Janis Sturnaras ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja shtrënguese.