Rama-deputetëve: Bëhuni zëdhënës të komunitetit

Kryeministri dhe njëkohësisht edhe kreu i PS-së Edi Rama ka kërkuar sot nga deputetët hapjen sa më parë të zyrës së deputetit në zonat ku janë zgjedhur.Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama u ka kërkuar deputeteve të PS të bëhen zëdhënës të komunitetit pranë qeverisë dhe të promotorë të zhvillimit të komuniteteve që përfaqësojnë.Ai gjithashtu u ka kërkuar deputetëve të mbajnë  të informuar qeverinë për problemet, kritikat, sugjerimet e njerëzve në çdo zonë të vendit."Kërkoj sot nga secili prej jush që pa humbur kohë të vendosë kontaktin me qytetarët përmes zyrës së deputetit dhe të mbajë të informuar qeverinë për kritikat, problemet të qytetarëve në çdo zonë të vendit. Çdo deputet të nisë diskutimin në zonën e tij për programin e zhvillimit të zonës dhe nga ana tjetër çdo grup sipas qarqeve ta reflektojë në funksion të nevojave të zhvillimit rajonale të qarkut. Qeveria do të komunikojë me ju e mes jush me çdo komunitet. Bëhuni zëdhënës të komuniteteve dhe promotorë të zhvillimit të cdo komuniteti. Ne kemi mandat për rol të ri qeverisë por edhe një fytyrë e rol të ri deputetit në çdo zonë, çdo deputet të bëhet promotor i investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin dhe rrisin ekonominë dhe cilësinë e jetës” tha Rama.Kryeministri theksoi më tej se qeveria do të hapë një kapitull të ri dhe do mbështesë çdo nismë për të investuar në funksion të punësimit.“Do të çelim dhe një faqe të re pune për përfaqësuesit e popullit në Kuvend që duhet të bëhen zëdhënësit e komunitetit në nevojën për investime dhe vende pune. Të nisim planifikimin e vizitave të punës jashtë vendit për të kontaktuar si deputetë me botën e biznesit dhe për të paraqitur potencialet e vendit sipas zonave. Në 23 qershor është marrë një mandat për ti dhënë një fytyrë dhe rol të ri, çdo deputeti në çdo zonë. Deputetët të bëhen promotorë për zhvillimin rajonal. Deputetë të bëhen pjesë integrale e nismave për të sjellë në Shqipëri, biznese dhe ndërmarrje të huaja, gjithçka në funksion të punësimit. Të kontaktojmë si deputetë në Itali, Greqi, Turqi, Gjermani, Francë, etj. Interesi është aty, kompanitë e intresuara janë aty dhe na takon ne që të komunikojmë me to që tu mbushim mendjen për avantazhet që ka hapja e biznesit në Shqipër” tha ai.Gjithashtu kryeministri Rama është shprehur se qeveria do të arrijë të mbajë premtimet bëra sa i përket certifikatave të pronësisë, bujqësinë, legalizmet e banesave, etj.“Certifikatat e pronësisë mbi tokën, uji në çdo parcelë, kooperim mes fermerëve, janë elementët themelorë që secili prej nesh ka bërë me banorët e zonave rurale, që në fund të këtij mandati këto të jenë kapituj të mbyllur. Është koha të kthemi tek tokat e bukës, që të çojmë deri në fund premtimet që kemi dhënë. Është koha që të legalizojmë falas të gjitha banesat. Kemi marrë një mandat që t’ju shërbejmë njerëzve dhe Shqipërisë me përkushtim”, tha Rama.Pas zgjedhjes së Ramës Kryeminister, grupi parlamentar i PS i ka zhvilluar mbledhjet nen drejtimin e kreut të grupit, Gramoz Ruçi.