Kapen 153 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, 4 në pranga
153 kilogram marijuanë janë kapur nga policia greke në kufirin me Shqipërinë. Droga u bllokua në Sajaradhë të Igumenicës, ndërsa po transportohej me një makinë ku udhëtonte një cift të rinjsh grekë, 22 dhe 23 vjec. Këta të fundit janë vënë nën pranga nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.Droga ishte e ndarë në 165 pako dhe dyshohet se ka hyrë nga fshati Çiflig dhe kishte si destinacion Athinën. Policia greke ka arrestuar edhe një 37 vjeçar shqiptar dhe një 22 vjeçare greke pasi dyshohet se bashkëpunonin me çiftin grek, për kontrollin paraprak të rrugës. Policia greke vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përshirë në rrjetin e trafikut të narkotikëve.Durrës, sekuestrohen 20 kg kanabis në tragetin e linjës Durrës-BariNdërkohë po mbrëmjen e sotme një tjetër sasi droge është sekestruar në portin e Durrësit. Burime nga policia portuale bëjnë me dije se 20 kilogramë marijuanë u kapën në tragetin e linjës Durrës-Bari, në automjetin e shtetasit Arlind Bablusha, 30 vjeç, me origjinë nga Mamurrasi dhe banues në Tiranë. Droga ishte fshehur në serbatorin e makinës me targa AA 548 HJ, e ndarë në 10 pako dhe u zbulua gjatë kontrollit të mjetit.