“Nëpunësit” te komisioni i Integrimit, Ministrja Gjosha: BE është në dijeni të aktit
Komisionet parlamentare kanë nisur sot shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme ndërsa sërish vihet re mungesa e deputetëve të opozitës.Komisioni për Ekonominë ka shqyrtuar sot pr/ligjin “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.Në fjalën e tij, deputeti Erjon Braçe i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në komision pasi ekonomia është shumë e rëndësishme për vendin.Ndërkohë, ministrja e integrimit Klajda Gjosha ka raportuar në Komisionin e Integrimit ku ka theksuar se axhenda kryesore është ajo e përmbushjes së 12 kritereve të kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat.Ministrja Gjosha paraqitii një përmbledhje të punës, objektivave dhe vizionit të ministrisë së Integrimit dhe të qeverisë për procesin e integrimit evropian. Ajo tha se po zbatohen me sukses detyrimet e MSA-së dhe se ka një bashkërendim efikas me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera për detyrimet që rrjedhin nga kjo marëveshje.Ministrja e Integrimit vuri theksin tek informimi i publikut në të gjitha nivelet dhe kategoritë në mënyrë që te ketë pjesëmarje të gjerë në reformat dhe çështjet e integrimit. Ngritja e kapaciteteve dhe strukturave të posaçme për thithjen dhe përdorimin e fondeve të BE, reforma në administratë, plotësimi i legjislacionit, lufta kundër korrupsionit, hartimi i strategjisë respektive, si dhe masa të tjera afatshkurtra, ishin tema që trajtoi në fjalën e saj të parë, për deputetët e Komisionit të Integrimit, ministrja Gjosha.Edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka raportuar në komisionin e Edukimit për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit parauniversitar dhe të vitit të ri akademik.Komisioni për Çështjet Ligjore miraton dy projektligje të rëndësishmeKomisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi sot dy projektligje të rëndësishme, përkatësisht projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” si dhe projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.Ndryshimi i miratuar në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, ka të bëjë me paragrafin e parë të dispozitës tranzitore, të miratuar me nenin 49, të ligjit nr122/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë” i cili bëhet: “Çështjet civile, që janë në gjykim ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji do të vazhdojnë të gjykohen në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Gjykatën e Apelit sipas ligjit ligjit të kohës së paraqitjes së kërkesës”.Ndërsa projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj” ka si qëllim dhënien e autorizmit për auditimin e të dhënave të zotëruara nga administrata shtetërore dhe miratimi i marrëveshjes së asistencës me audituesin e autorizuar, përmes së cilës do të rregullohen marrëdhëniet për kryerjen e shërbimit të auditimit, në përputhje me objektin e ligjit.Subjekte të këtij ligji janë të gjitha institucionet shtetërore qendrore, që zotërojnë të dhëna apo që mund të përdorin të dhënat e lidhura me borxin, llogaritja e të cilit është objekt i këtij ligji si dhe audituesi i autorizuar që do të ofrojë shërbimin e auditimit në zbatim të qëllimit të këtij ligji.