Durrës, plagoset me armë zjarri një person, ngjarja pas një sherri mes të rinjsh

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të këtij qyteti, ku 35-vjeçari Roland Zizi është plagosur në këmbë me një plumb pistolete. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjsh, ndërkohë që i plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.