Korçë, nuk shlyejnë kredinë, 9 familje rrezikojnë të humbasin banesat
Morën banesa sociale me një kredi të butë nga enti i banesave por tashmë rrezikojnë të mos i paguajnë ato. Ky është fati dhe gjendja e 9 familjeve në qytetin e Korçës. Mos pagesa e këtyre banesave sociale bënë që këta banorët të humbin shtëpinë e tyre dhe për fat të keq tre janë të pastrehë. E ndërsa banorët ankohen se nuk kanë më mundësi për të paguar kredinë e zbutur, enti i banesave e ka të detyruar e të përcaktuar me ligj që ti drejtohet gjykatës dhe përmbarimit.Vetëm në Korçë, në dyert e gjykatës kanë mbi 20 raste të ngjashme të familjeve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të bërë pagesën mujore, pra kredinë e përfituar më herët. E ndërsa riskojnë të përfundojnë në qiell të hapur, ata kërcënojnë se nuk do të dalin nga banesat edhe pse përmbarimi mund të ndërhyjë. Siguria që kanë banorët në këtë rast është një bisedë e premtimi që i ka bërë ish krytari i bashkisë së Korçës, sot zv. kyreministër që kredinë do ta paguajnë vetëm kur të kenë një punë.Fat është që shumica e këtyre familjeve kanë përfituar një banesë me kredi të zbutur në 31 dhjetor të 2007, kohën e ndërrimit të viteve dhe të dhënat tregojnë se afrimi i datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie në atë kohë ka bërë që shumë prej këtyre familjeve të përfitojnë kredi të zbutur edhe pa plotësuar kriteret e vendosura.