Korçë, "arrest shtëpie" për dy mjekët, akuzohen për mitmarrje

Gjykata e Korçës lë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve dy mjekët Ismail Uzuni dhe Nikolla Nunka të cilët akuzohen për mitmarrje.Prokuroria e Korçës kishte kërkuar arrest në burg për dy mjekët të cilët akuzohen se merrnin para nga pacientët për ndërhyrjet kirurgjikale.Dy mjekët u arrestuan tre ditë më parë, pas një hetimi 2 mujor nga policia.Sipas policisë,Uzuni, i cili punonte si një reanimator në spitalin e Pogradecit, pacientët e tij i drejtonte te kolegu i tij në spitalin e Korçës Nikolla Nunka.Ky i fundit, pas ndërhyrjeve kirugjikale u merrte pacientëve të tij shumën prej 20 mijë lekësh, shumë të cilën e ndante me mjekun reanimator Uzuni.