17-vjeçarja autike në Durrës, ekspertiza: Nuk është dhunuar seksualisht
Qendrat rezidenciale për personat me aftësi të kufizuar ku prindërit dërgojnë fëmijët e tyre për ti ndihmuar në riaftësim, shndërohen ndonjëherë në vendin më të pasigurt ku këta fëmijë dhunohen e abuzohen.Një rast i tillë i ngjashëm është shënuar në Durrës ku është dhunuar një 17-vjeçare autike. Ngjarja e rëndë është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës të cilët theksojnë se kanë vërejtur shenja dhune në trupin e së bijës.17-vjeçarja prej kohësh, jetonte në qendrën rezidenciale për personat me aftësi të kufizuara në Durrës, ndërsa çdo ditë shoqërohej me furgon bashkë me fëmijët e tjerë për të ndjekur 4 orë mësim në shkollën speciale. Fatkeqësisht e premtja e kaluar nuk ka qënë një ditë normale për vajzën. Prindërit e saj, kanë parë vajzën e tyre të gjakosur në trup dhe menjëherë kanë bërë denoncimin në polici.Ata janë shokuar dhe i janë drejtuar uniformave blu për të ditur se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre. Në dëshminë e dhënë në policinë e këtij qyteti, prindërit e 17-vjeçares këmbëngulin se ka shumë mundësi të jetë tentativë për përdhunim.E për të arritur në një përfundim nga grupi i ekspertëve i ngritur për të hetuar këtë çështje, 17 vjeçarja me aftësi ndyshe i është nënshtruar edhe ekspertizës mjeko-ligjore e cila ka vërtetuar se vajza nuk është dhunuar seksualisht por ndaj saj është ushtruar dhunë fizike.Ndërkohë pas denoncimit të prindërve të 17-vjeçares, policia ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen.