Makina përplas një këmbësor në autostradën Durrës-Tiranë, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2013, 19:44
Aksidentohet një person në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është përplasur nga një automjet ndërsa kalonte rrugën. Menjëherë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.