Jeta mes tymit dhe zhurmave, banorët e një pallati në Tiranë dalin në protestë

Babëzia e njerëzve për të ndërtuar kudo që të munden për vite me radhë ka kthyer blloqe pallatesh në Tiranë në geto, pavarësisht se ato ndodhen vetëm disa metra larg Pesidencës dhe Kryeministrisë.Ky është një bllok pallatesh pak metra larg Presidencës, përballë “Librit Universitar” në kryeqytet.Panorama që të ofron nuk i ngjan një blloku banimi, pasi sipërfaqe të tëra janë zaptuar nga biznese.Tani hapësira ngjan me një park industrial, pasi tymi apo mbetjet industriale të bizneseve janë pjesë tashmë e pandarë e të përditshmes së këtyre banorëve.I pranishëm në shqetësimin e këtyre babnorëve ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri,i cili kërkoi nga institucionet marrjen e masave për ndryshimin e situatës.Banorët sqaruan se do të kërkojnë të drejtat e tyre dhe do të vazhdojnë protestën e tyre qytetare, pavarësisht se intitucionet nuk po ua kthejnë në të njëjtën monedhë.