Kërpurdhat, 4 raste të reja helmimi, shkon në 31 numri i të prekurve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2013, 16:42
Tre raste të reja helmimi janë regjistruar sot në Burrel. Një çift bashkëshortësh, 45 dhe 40 vjeç si dhe një djalë 17-vjeçar nga një familje tjetër janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë pësuar helmim nga konsumimi i kërpudhave. Sipas bluzave të bardha në Burrel, tre personat e helmuar gjenden jashtë rrezikut për jetën.Sipas të dhënava nga spitali i Burrelit, në 16 ditët e fundit janë shtruar me simptoma të helmimit nga kërpudhat të paktën 30 persona. Mjekët bejnë të ditur se çdo ditë në këtë spital shënohen të paktën 5 raste të reja, disa prej të cilave i nënshtrohen terapisë mjekësore duke u shtruar, ndërsa të tjerë pasi marrin mjekimin e duhur kthehen në shtëpi.Helmimi nga kërpudhat ka shënuar viktimën e parë më 3 tetor. Një 12- vjeçare ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, pasi u helmua bashkë me 3 pjesëtarë të tjerë të familjes, prindërit dhe vëllain e saj, në fshatin Pleshtë të rrethit të Matit. Vajza 12-vjeçe ndërroi jetë pas 3 ditë qendrimi dhe trajtimi në spital.
Burrel, tjetër rast helmimi nga kërpurdhat
Tjetër rast hemlmimi nga konsumimi i kërpurdhave në Burrel. Një 16-vjeçare nga fashti Dom i Klosit është shtruar në spital pasditen e sotme dhe po merr serum, duke shënuar kështu rastin e katërt vetëm brenda dy orëve.