Konflikti për pronën në Gjirin e Lalzit. Dy familje luftë për një rrugë, 1 i vrarë e 2 të plagosur
Dy familje, pjesë e të njëjtit fis janë konfliktuar vetëm për një rrugë, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.Një person ka mbetur i vdekur ndërsa vëllezërit dhe nëna e tij janë plagosur. Gjithcka ka ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në fshatin Bizë në Gjirin e Lalzit në Durrës. Rruga ishte dhe kufiri ndarës në pyllin pranë shtëpive të tyre, që ndante zonat ku secila prej familjeve mblidhte boçe pishe, për të tregtuar stikat e tyre.Djemtë e dy familjeve me mbiemër Bushi janë janë grindur për këtë rrugë, derisa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi kushërinjtë.Si pasojë e këtij konflikti 25-vjeçari Albert Bushi ka humbur jetën, i vëllai i tij Florenci është plagosur rëndë, ndërsa vëllai tjetër dhe nëna e tyre është jashtë rrezikut për jetën.Fillimisht të dy vëllezërit Florenc dhe Albert Bushi u dërguan në Spitalin Ushtarak por 25-vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve Xhevahir dhe Edmond Bushi, ndërkaq është në kërkim vëllai i tyre Bledar Bushi.Bledar Bushi dyshohet të jetë dhe personi që ka qëlluar mbi kushërinjtë e tij dhe për arrestimin e këtij të fundit, policia e Durrësit por edhe forcat “RENEA” janë duke zhvilluar një operacion të gjerë për të bërë të mundur prangosjen e tij.