Prokuroria: Vijojnë hetimet për zhdukjen e 11-vjeçarit Çela. Ardian Prrenjasi ka mohuar vrasjen
Për Ardian Prrenjasin ende nuk ka një akuzë për vrasje. Monstra i Laprakës Ardjan Prrenjasi do të përballet me akuzat e heqjes së lirisë dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë ndaj të miturve.Këto janë dy akuzat e ngritura nga Prokuroria e kryeqytetit për Prrenjasin, duke e kaluar dosjen në Gjykatën e Tiranës dhe shumë shpejt pritet fillimi i proçesit gjyqësor për 45-vjeçarin monstër.Prokuroria e Tiranës, ia komunikuar zyrtarisht Ardjan Prrenjasi akuzat, ndërsa për rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 11-vjeçarit Julian Çela, hetimet do të vazhdojnë.Pas arrestimit nga policia e Tiranës ai pranoi se ishte autori i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas fshehjes së trupit të vogëlushit 11-vjeçar.Ai pohoi para hetueseve se pas vrasjes e kishte hedhur trupin e Julianit në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë.Por 8 muaj pas këtyre deklarimeve, Prrenjasi mohon një gjë të tillë. Ai ka dalë me një version të ri përpara prokurorëve të çështjes, duke pretenduar se i ka bërë këto deklarime nga frika,dhuna dhe presioni.Julian Çela është shpallur i humbur që prej 30 dhjetorit të vitit 2012 dhe që nga ajo ditë disa versione janë ngritur për zhdukjen e tij. Pas deklaratave të monstrës se ai e kishte vrarë, ato kanë filluar të zbehen pasi Prokuroria ende nuk ka një prove që e lidh Prrenjasin me 11-vjeçarin.Ndërsa një vëmendje e veçante po i kushtohet nga Prokuroria pistës tjetër, asaj të trafikimit jashtë kufinjve të vendit, por deri tani ende nuk asnjë fakt konkret për këtë.