Prençi:Burgaj shiti gjithë bashkëpunëtorët e tij

Ish-drejtori i policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi e ka cilësuar si të domosdoshme reformën në policinë e shtetit."Uroj që kjo strukturë dhe këta oficerë të vënë në lëvizje policinë e policisë në interes të përforcimit të komunikimit në komunitetin. Prej kohësh policia e shtetit kishte nevojë për një shkundje pasi kishte rënë në rutinë e përditshme. Personat që vijnë në kupolën e policisë janë alternative pasi çdo punonjës kanë dhënë kontributin e tij" tha Prençi.Në një intevistë në “Ora Live”, Prençi ka hedhur akuza në drejtim të ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj se ai është përdorur nga politika dhe se ka shitur bashkëpunëtorët e tij.“Unë do të dëshiroja të shihja një polici të distancuar nga politika. Hysni Burgaj ka qënë i përdorur. Ai shiti të gjithë bashkëpunësorët” tha ai.Ai gjithashtu vlerësoi emërimet e reja në policinë e shtetit duke theksuar se të gjithë drejtuesit e rinj të policisë janë specialistë shumë të mirë.Të gjithë ata që janë emëruar janë specialistë shumë të mirë. Ata nuk kanë marrë grada pasi i ka lënë pengesë zoti Burgaj” tha më tej ai