Sokol Çomo anëtar në KLD, PD: Cënon pavarësinë e gjyqësorit
Partia Demokratike është shprehur kundër kandidaturës së Sokol Çomos si anëtar i KLD-së.Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh në një konferencë për shtyp se kandidatura e tij është politike dhe cënon pavarësinë e gjyqësorit."Sot mazhoranca socialiste, pasi e kaloi me nxitim në Komisionin e Ligjeve, voton kandidaturën e zotit Sokol Çomo si anëtar te Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zoti Sokol Como, ish zëvendës ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisjes socialiste, është rrëzuar më parë nga Parlamenti si kandidaturë haptazi politike, e cila do të cënonte pavarësinë e gjyqësorit nga politika” tha Bylykbashi.Sipas tij, me votimin e sotëm nga mazhoranca e verbër e votave, Kryeministri Rama po rikthen modelin e emerimeve politike ne institucionet e drejtesise."Ky është e vërteta e të ashtuquajturës Reformë të Drejtësisë që po trumbeton zoti Rama dhe të tijët: Jo pavarësia e gjyqësorit por kontrolli dhe nënshtrimi politik i tij përmes emisarëve të devotshëm të mazhorancës. Kjo nuk është reformë. Ky është revansh ndaj institucioneve të pavaruara të Drejtësisë. Duke denoncuar votimin e kesaj kandidature opozita është e vendosur qe te mbroje me cdo cmim institucionet e pavarura dhe të ndalë këtë revansh per kapjen e institucioneve te pavarura qe kane si detyre kushtetuese kontrollin e pushtetit te qeverise" tha ai.