Lirimi i territorit në Qytet-Studenti, pronarët: Do bëjmë kallëzim penal në Prokurori

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Policia e Shtetit dhe drejtoria e “Qytet Studentit” kanë marrë një aksion për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje të cilat kanë zaptuar hapësirat publike.Me një urdhër të drejtoreshës, Anila Shehu, të disa ditëve më parë, këtë të premte ka nisur puna për prishjen e këtyre subjekteve me mbështetjen e forcave të shumta të policisë për të shmangur çdo lloj konflikti që mund të vinte nga ky veprim.Por pavarësisht kesaj, pronarët e këtyre subjekteve shprehen të revoltuar, pasi sipas tyre ata janë në proçes legalizimi dhe kjo gjë po ndodh është e jashtëligjshme. Një nga pronarët sqaron se ka vendosur ti drejtohet Prokurorisë me një kallëzim për drejtoreshën e “Qytet Studentit”.Prishja e ndërtimeve pa leje në “Qytet Studenti” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke prishur çdo ndërtim të bërë në hapësira publike dhe që nuk disponon leje. Ndërsa të gjitha këto hapësira do të vihen në shërbim të studenteve.