Dajti: Dëshmitë e mia po vënë në siklet prokurorin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot seancës e radhës ndaj Dritan Dajtit ku I akuzuari ka vijuar sërish me kërkesa dhe akuza në drejtim të trupit gjykues.Në seancën e sotme, Dajti ka sulmuar edhe prokurorin e çështjes, duke thënë se po vihet në siklet nga dëshmitë e tij.“Dëshmitë e mia po vënë në siklet prokurorin, seancën tjetër gjyqësore do të kem një deklaratë edhe brenda objektit të gjykimit” u shpreh Dajti.Nga ana e tij, prokurori ka kërkuar zhbllokimin e procesit gjyqësor, duke i kërkuar njëkohësisht gjykatës të mos lejojë Dajtin të bëjë deklarata mediatike.“Kërkoj zhbllokimin e procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Të njoftohen instancat më të larta në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij. Gjykata e lejon dajtit të bëjë deklarata që kanë impakt mediatik dhe del jashtë objektit të gjykimit” është shprehur prokurori.Ndërkohë procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.