Bilt takon Bushatin, vlerëson zgjedhjet, ndryshimin dhe progresin

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bilt, i ka shprehur vlerësimin Ministrit të jashtëm  Ditmir Bushatit për zgjedhjet, ndryshimin dhe progresin.Ministri Bushati është takuar me homologun e tij suedez  gjatë pjesëmarrjes në Forumin Kroat me temë: Siguria e Energjisë Evropiane  që po zhvillohet në Dubrovnik.Pas takimit z. Bildt është shprehur në rrjetin social twitter se : "U ulëm për të biseduar me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati dhe e përgëzova për zgjedhjet, ndryshimin e qeverisë dhe progresin".