INSTAT publikon raportin 3-mujor: Ekonomia u rrit me 1.1 përqind
Instituti i Statistikave ka publikuar sot raportin 3 mujor për prodhimin e brendshëm bruto.Në raport thekson se ekonomia shqiptare në tremujorin e dytë të vitit 2013 u rrit me 1.1 përqind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 u rrit me 1.0 përqind.
Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritje janë Ndërtimi dhe Industria respektivisht me 16 përqind dhe 1.3 përqind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Transporti, Posta dhe komunikacioni, Tregti, Hotele dhe Restorante dhe Sherbime te tjera respektivisht me 5.3 përqind, 4.6 përqind, 2.8 përqind dhe 0.4 përqind.Sipas INSTAT, Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 me rritje u paraqit Ndërtimi me 9.1 përqind,Industria me 1.1 përqind dhe Shërbime të tjera me 0.5 përqind, bujqësia u rrit me 3.0 përqind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012 dhe me 1.1 përqind kundrejt tremujorit para-ardhës.Ndërsa Posta dhe komunikacioni,Tregtia, Hotete dhe Restorante dhe Transporti ushfaqën me rënie krahasuar me tremujorinpara-ardhës respektivisht me 3.8 përqind, 0.8 përqind dhe 0.1 përqind.