Meta:Të rritet kreditimi. Ekonomia në vështirësi, bankat të ndihmojnë

Kryetari i kuvendit, Ilir Meta, u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, të rrisin nivelin e kreditimit për bizneset, si e vetmja mënyrë për të kapërcyer situatën ekonomike në vend.Ndërsa ishte i pranishëm në ekspozitën me tematikë “Paraja”, kreu i Kuvendit nuk ka përmendur termin krizë ekonmike për këtë periudhë që po kalon Shqipëria, ndërsa tha se duhen vënë në lëvizje mekanizmat bankarë për të përballuar këtë situatë delikate.Kreu i Kuvendit vlerësoi se pavarësia e Bankës së Shqipërisë është garanci për stabilitetin ekonomik të vendit.Politikat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për të përballuar krizën ekonomike globale do të vijojnë të jenë pjesë e politikës së këtij institucioni, deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.Këto deklarata u bënë në çelje të ekspozitës “Banka për Shqipërinë është një i dyti fitim, pas lirisë” në përkujtim të 100 vjetorit të nënshkrimit të konçenisionit bankar për krijimin e Bankës së Shqipërisë.