Ambasadori britanik takon Gjoshën: Shqipëria ka shumë sfida përpara
Ministrja Gjosha priti gjithashtu Ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës, Martin De La Beij.

Ministrja Gjosha vlerësoi marrëdhëniet e mira me Hollandën dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato me anë të shkëmbimit të vizitave zyrtare. Ministrja vlerësoi gjithashtu edhe mbështetjen e Hollandës në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Znj. Gjosha theksoi se integrimi i vendit është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie prandaj axhenda e integrimit është dhe do të jetë vazhdimisht shumë e ngjeshur.

Nga ana e tij, Ambasadori Hollandez i përcolli Ministres urimet e tij dhe të Ministrit të Jashtëm Hollandez për detyrën e re, si edhe u shpreh optimist për intensifikimin e marrëdhënieve. Ai tha se vendi i tij është pro zgjerimit evropian dhe se do të mbështesë Shqipërinë në këtë proçes.