Zëdhënësi: Blair, ndihmë pa kosto për Shqipërinë. Do ta ndihmoj për në BE

Zëdhënësi i ish kryeministrit britanik Tony Blair ka deklaruar për mediat e huaja se ndihma e tij për Shqipërinë është falas.  Pas vizitës së Blair në Tiranë dhe takimit të tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama mediat e huaja raportojnë se puna më e fundit e ish kryeministrit britanik është të ndihmojë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian. “Z. Bler dhe ekipi i tij do të ofrojë këshilla pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare, per implementimin dhe zbatimin e një axhende reformash”- citohet zëdhënesi i tij nga Daily Mail.Rama said that Blair would be 'personally, totally and voluntarily' advising the Albanian government Sipas tij, ashtu si Bler ka thënë edhe me parë se Rama të bëhej kryeminister ai do të ishte i lumtur ta ndihmonte, atë dhe Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.“Ai e ka uruar atë dhe shikon përpara për të punuar me të në të ardhmen”- vijon zëdhënësi, duke kujtuar se Kosova dhe ndihma e dhënë atje ka një rëndësi të madhe për të.“Rama, i cili u betua si kryeministër muajin e kaluar, ka premtuar se do të krijojë 300.000 vende pune dhe do te reduktoje varfërinë. Një studim i kohëve të fundit tregon se një në shtatë shqiptarëve jetojnë me më pak se 2 $ (£ 1.20) në ditë”- shkruan Daily Mail.Plane Më tej artikulli vijon me një përshkrim të ekonomisë së vendit. “Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës , me një pagë mesatare prej 36.482 lekë ($ 361) në muaj”- shkruan Daily Mail, duke shtuar se kjo ndodh nderkohë kur lajmet thone se Blair ka një faturë shumë të kripur për udhëtimet me avion privat.