Deklaratat e Ramës për bulevardin, Basha: Kryeministri xheloz, të shikojë ligjin

Me një investim prej 208.7 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka nisur “Rikualifikimin Urban të Bllokut mbi Shina” në njësinë bashkiake nr. 11. Ky bllok kufizohet në veri me “Lumin e Tiranës”, në jug me hekurudhën “Tiranë-Durrës”, në lindje me rrugën “Hajdar Dushi” dhe në perëndim me rrugën “Mark Bajraktari” dhe ka një sipërfaqe prej 30 ha.Në këtë bllok dominojnë ndërtimet e pas vitit 1992, 1-3 kate në përgjithësi. Rrugët janë pothuajse në gjendje natyrore pa kanalizime dhe të pakalueshme për banorët në prani reshjesh. Ky projekt parashikon ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ujësjellës, kanalizime, ndërtimin e rrugëve, vendosjen e ndriçimit rrugorë dhe sinjalistikës.Pothuajse në të gjitha rrugët e bllokut do të ndërtohen trotuarë. Përfundimi i këtij projekti do t’u mundësojë standarde europiane 10 mijë banorëve të kësaj zone.“Bashkë me banorët e bllokut mbi shina përurojmë sot fillimin e punimeve të cilat janë pritur prej një kohe të gjatë nga komuniteti i kësaj zone. Premtime janë bërë shumë, ndonjëherë është hedhur edhe asfalt, por siç e shikoni asfalti elektoral nuk mban gjatë. Sot kthehemi për të nisur një projekt i cili jo vetëm do të bëjë plotësisht funksional dhe rehabilitojë këtë lagje të re në formim, por pa standard në shërbime, por do të bëjë të mundur që të gjithë banorët, të vegjël, të moshuar, të gjithë familjarët e kësaj zone të dinë të gëzojnë shërbimet komunitare të përshtatshme, pra ujësjellës-kanalizime, rrugë të shtruara sipas standartit, me ndriçim, me trotuarë dhe me gjelbërim. Kjo është pjesë e angazhimit tonë për të shtrirë standardin europian të jetesës në çdo cep të qytetit të Tiranës, ku jetojnë qytetarët e Tiranës. Është pjesë e angazhimit tonë për ta bërë Tiranën moderne dhe europiane duke mos neglizhuar problemet e as një qytetari, aq më pak të këtij komuniteti prej 10 mijë banorësh, i cili nga pikëpamja e investimeve është lënë në harresë dhe është shpërfillur për një kohë të gjatë. Projekti fillon sot dhe mbaron brenda një viti. Vlera e projektit është afro 2 milionë dollarë dhe paguhet tërësisht nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të projektit të 10 mijë banorët e këtij blloku do të kenë standarde europiane sa i përket infrastrukturës dhe shërbimeve publike”- u shpreh Basha.Kryebashkiaku Basha në përgjigje të interesit të mediat për deklaratën e kryeministri Rama për rishikim të projektit të bulevardit, deklaroi se projekti do të vazhdojë ashtu siç ka nisur dhe do të përfundojë brenda kohës së premtuar. Projekti i Tiranës së shekullit të XXI nxit zhvillimin ekonomikë, punësimin, shton hapësirat e gjelbra dhe përmirëson cilësinë e jetës. Zoti Basha tha se Rama përdori të njëjtin fjalor si për rrugën e “Kombit” të cilën e quajti si rruga e “asgjëkundit”.“Zoti Rama ka një xhelozi të hershme me projektet publike në tërësi dhe me projektin e Bulevardit të Tiranës, por kjo është çështje e tij personale. Ai tashmë do të respektohet si qytetar i Tiranës, sepse nuk është më Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me erdhi keq tek e dëgjova të shprehej dje me të njëjtin fjalor që është shprehur para disa vitesh për rrugën e “Kombit” kur e quajti “Rruga e asgjëkundit”, tani e quajti “Bulevardin e ri të Tiranës “Bulevardi i asgjëkundit”. Me sa duket këto lagje dhe këta njerëz i duken qytetarë të asgjëkundit. Bulevardi i ri i Tiranës është një vepër e Tiranës së shekullit XXI, i hartuar nga ekspertët më të mirë botëror pas një konkursi që kishte përmasa profesionale që tërhoqi vëmendjen e të gjithë studiove të njohura të botës. Pas një konsulence të gjerë me publikun kryeqytetas, banorët dhe me ekspertët më të mirë vendas, bulevardi i ri përbën sot jo vetëm projektin më strategjik të kryeqytetit të shqiptarëve, por në të njëjtën kohë edhe një nga projektet që do të çelë shumë perspektiva pozitive për qytetarët e qytetit tonë, qoftë në kuptimin e zhvillimit ekonomik të krijimit të vendeve të reja të punës, të përmirësimit të mirëqenies, por po kështu të pesë fishimit të gjelbërimit të qyteti dhe të krijimit të akseve moderne urbanistike - arkitekturore. Është një projekt mirëqenien, projekt zhvillimi-ekonomik, projekt- punësimi dhe do të vazhdojë ashtu siç ka nisur do të përfundojë brenda kohës së premtuar. Sa për të tjerat në qoftë se i ka harruar kufijtë e ligjit dhe të Kushtetutës që duket ditë për ditë që i ka harruar do t’ia kujtojmë rast pas rasti” -u shpreh Basha.Bulevardi i ri, banorët "ok" propozimit të kryebashkiakut BashaNdërkohë banorët e kryeqytetit, banesat e të cilëve do të prishën për shkak të Bulevardit të ri  kanë rënë dakort me projektin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.Sipas ofertës së Bashkisë, banorëve që do iu prishen shtëpitë do të përfitojnë shtëpi. Banorët e konfirmuan pranimin e ofertës gjatë takimit që patën me Bashën.  Marrëveshja për banorët është ofruar nga Basha një muaj më parë.