Gjirokastër, kapen 23 klandestinë
23 klandestine te tjere te mberritur ne menyre ilegale jane ndaluar nga policia kufitare e Kakavijes ne bashkepunim edhe me sektorin kunder trafiqeve ne drejtorine e policise qarku Gjirokaster.Burime nga kjo drejtori, bejne me dije se aksioni i pare u zhvillua prane zones se Ujit te Ftohte, ku grupi i klandestineve po ecte mes pyllit per te evituar postobllokun e policise, nderkohe qe vetem pak minuta me pas u ndalua edhe grupi i dyte.Zbulimi i tyre ne pyll, u krye me ane te mjeteve logjistike dhe tashme ata ndodhen ne ambjentet e drejtorise se policise qarkut Gjirokaster.Hyrja e ketyre emigranteve ne menyre ilegale ne Shqiperi dhe rrugetimi i tyre drejt veriut te vendit, po kthehet ne nje shqetesim per uniformat e policise lokale Gjirokaster, pasi numri i tyre gjithmone eshte duke u rritur.Kjo situate perkeqesohet edhe me teper ne ditet ku jemi, pasi perkeqesimi i motit rrezikon seriozisht jeten e ketyre klandestineve te cilet udhetojne pergjate ujrave te lumit Drino, qe ne kete kohe fryhet nga prurjet e medha.Vetem disa dite me pare nje shtetas nga Afganistani rrezikoi te mbytej ne lume dhe u desh nderhyrja e policise qe ai te shpetonte.Kjo ngjarje u pasua me nje tjeter rast, ku nje grua shtatzane u dergua ne urgjencen e spitalit pas komplikacioneve te shumta qe kishte, si pasoje e udhetimit te gjate me kembe, nderkohe qe nje tjeter grup me klandestine para dy ditesh, u shoqerua ne mencen e komisariatit te Gjirokastres ku paten mundesi te ushqeheshin pas dite te tera urie.Sektorit kunder trafiqeve dhe efektiveve te tij, duket se i eshte shtuar edhe nje tjeter pergjegjesi, veç bllokimit te klandestineve, te jene ne gatishmeri edhe per jeten e tyre. Duke filluar qe prej muajit qershor, numri i shtetasve te bllokuar shkon rreth 1100.