Fluksi në Morinë, shifra të larta edhe pas sezonit turistik

Pika kufitare e Morines vazhdon te jete nje nga doganat qe shenon levizje te larte te qytetareve apo automjeteve. Edhe pse sezoni turistik tashme mund te konsiderohet i mbyllur, serish levizja e shtetasve per gjate muajit shtator ne këtë pike kufitare ka qene e larte.Burime prane doganes se Morines bejne me dije se gjate muajit qe sapo lame pas ne vendin tone kanë hyrë 166 mije shtetas,ndersa kane dale rreth 159 mije. Fluksi i qarkullimit ne kete pike kufitare eshte perballuar me 4 sportele nga 7 te cilet ishin ne funksion gjate stines se veres.Gjate muajit gusht ne vendin tone kane hyre mbi 500 mije shtetas kryesisht kosovare, te cilet drejtoheshin prane bregdeteve shqiptare, nderkohe qe e njejta shifer eshte regjistruar edhe ne dalje.