Ministri turk Ahmed Davotglu viziton Tiranën

Vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare 2-ditore, ministri i jashtëm i Turqisë Ahmed Davotglu.Axhenda e ministrit turk do të nisë nesër në orën 09: 40 minuta me një takim bilateral me homogun e tij Ditmir Bushati në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Më pas nga ora 10:30-10:45 minuta, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.Në këto takime, do të diskutohet mbi institucionalizimin e dialogut dhe intensifikimin e bashkëpunimit shumëdimensional shqiptaro-turk, si dhe do te shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizmave shumëpalëshe.