Elbasan, djali plagos nënën me thikë, arrestohet 15-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2013, 13:38
Një konflikt brenda familjes ka bërë që djali të marrë thikën dhe të qëllojnë mbi nënën e tij.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit ndërsa e plagosur ka mbetur 40-vjeçarja Vjollca KumriaMenjëherë gruaja është dërguar me urgjencë në spitaldhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e djalit të saj, Daniel Kumria, 15 vjeç i cili ka qëlluar dy herë me thikë nën e tij.Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit në familje por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Plagos me sende të forta të dashurënNdërkohë një tjetër ngjarje është shënuar sot në fshatin Gjergjan në Elbasan. Një i ri ka plagosur të dashurën e tij pas një zënke me këtë të fundit.Sipas policisë Agim Duri ka qëlluar me sende të forta të dashurën e tij me inicialet S.Q e cila është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
17-vjeçari vetëplagoset me thikë aksidentalisht, jashtë rrezikut për jetën
Po sot në orët e pasditës një tjetër person ka mbetur i plagosur në Elbasan. Burime nga policia rajonale bëjnë me dije se 17-vjeçari me iniciale M.Ll është vetëplagosur aksidentalisht në rrethana ende të paqarta. Ai është transportuaar në spitalin e Elbasanit për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.